Telegrafi

Yjet e “Back to the Future” pozojnë bashkë pas shumë vitesh

(Foto: Universal Pictures/Instagram)

Dy yjet e filmit “Back to the Future”, Michael J. Fox dhe Christopher Lloyd, kanë nxitur nostalgjinë e fansave të filmit me një fotografi të përbashkët.

Aktorët janë takuar në një eveniment bamirës pokeri dhe e kanë shpërndarë fotografinë e përbashkët në profilet e tyre në rrjetet sociale.

Në trilogjinë e filmave të publikuar gjatë viteve 1985-1990, ata kanë luajtur rolet e Marty McFly (Fox) dhe Doc Brown (Lloyd).

Fotografitë kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta duke iu referuar aktorëve që tash janë 58 dhe 81 vjeçar.

Evenimentin bamirës të pokerit e ka organizuar Fondacioni i Michael J. Fox për hulumtimet lidhur me sëmundjen Parkinson, nga e cila vuan aktori që nga mosha 29 vjeçare (nga viti 1991).

Lloyd dhe Fox e kanë ruajtur miqësinë e tyre që nga xhirimet e filmave që fituan statusin kult. /Telegrafi/