Luis Suarez i ka shëprblyer ish-bashkëlojtarët e tij tek Atletico Madridi pas fitores së jashtëzakonshme që morën në sekondat e fundit ndaj Barcelonës.
Ekipi i Diego Simeones u desh ta përmbysë rezultatin dhe të shënojë në sekondat e fundit për të marrë pikët e plota mbrëmjen e së shtunës.
Pasi Barcelona kishte kaluar fillimisht në epërsi falë golit të realizuar nga Pedri, mysafirët iu kundërpërgjigjën duke barazuar shifrat përmes Rodrigo De Paul.
Teksa dukej se ndeshja do të përfundonte pa fitues, pas një kundërsulmi ‘vrasës’ në minutën e 96-të, Nahuel Molina e gjeti për mrekulli norvegjezin Alexander Sorloth brenda zonës, me këtë të fundit që shënoi për 2-1.
Pas kësaj fitore të madhe në ‘Montjuic’, yjet e Atletico Madridit morën një dhuratë befasuese nga ish-kolegu i tyre Luis Suarez.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Sport, Luis Suarez pagoi ushqimin nga restoranti Chalito që është një ndër më të njohurit në Spanjë për të gjithë ekipin e Atletico Madridit.
Luis Suárez gifted the entire Atlético Madrid squad a complementary dinner at his restaurant ‘Chalito’ after they defeated Barcelona 2-1.
Suárez played 283 matches for Barcelona…200 more than he played for Atlético. pic.twitter.com/9JbwEqcsWp
— Zach Lowy (@ZachLowy) December 22, 2024
Më vonë pas fitores, kapiteni Koke postoi një fotografi në rrjetet sociale, aty ku shihen yjet e ‘Los Rojiblancos’ duke shijuar ushqimin që ua kishte dërguar Suarez.
Me këtë fitore Atletico Madridi është bërë lider në kampionat me 41 pikë, një më shumë se Real Madridi, por mund ta humbasin atë pozitë nëse këta të fundit triumfojnë ndaj Valencias më 3 janar./Telegrafi/