Site icon Telegrafi

Yjet e Arsenalit praktikojnë “Kung Fu”, shkëlqen dyshja Ozil-Sanchez (Video)

Yjet e Arsenalit kanë praktikuar “Kung Fu”, pasi klubi i Arsenalit promovuan turneun e tyre para-sezonal në Kinë.

Kjo është diçka ndryshe, nga ajo që jemi mësuar të shohim më parë nga futbollistët.

Arsenali ka lëshuar disa video kur lojtarët e tyre kryesor, si Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë duke u angazhuar në një betejë të “Kung Fu”.

Lexo po ashtu Alexis dhuron disa goditje, tregon aftësitë në boks (Foto/Video)

Ozil dhe Sanchez përballen me të ardhme të pasigurta me Topçinjtë, me nga vetëm një vit të mbetur në kontratat e tyre përkatëse, por ata me siguri që nuk hezituan të promovojnë një video të Arsenalit për turneun e tyre para-sezonal të Kinës.

Ishin edhe Gabriel dhe Emiliano Martinez që patën gjithashtu një duel mes vete përpara se Sanchez të hidhet në Rusi për Kupën e Konfederatave.

Gjatë dueleve të “Kung Fu” shihej një disponim i mirë i futbollistëve të Arsenalit dhe në momente pati edhe të qeshura të mëdha. /Telegrafi/

 

Exit mobile version