Gjatë koncertit të cilin po mbante këngëtarja e njohur Ariana Grande, ndodhi një shpërthim për të cilin dyshohet se ishte sulm terrorist.
Me familjet e 19 viktimave e rreth 50 të lënduarve tashmë kanë filluar të solidarizohen disa nga yjet e njohur botëror.
Në radhë të parë hyn Katy Perry, Demi Lovato për të pasuar dhe me Elllie Goullding.
‘’Duke u lutur për të gjithë të pranishmit në shoun e Ariana Grandes’’ shprehet Perry, në llogarinë e saj në Twitter.
‘’E përlotur duke imagjinuar ata të pafajshëm që humbën jetën në koncert, të lutemi për të gjithë, të jemi të githë arianatorë’’ përfundon dedikimin e saj këngëtarja Lovato.
‘’Dërgoj shumë dashuri për të gjithë të prekurit në sulmin e Manchesterit’’ thotë Goulding.