Duke qenë se jemi në fundvit dhe gjatë vitit 2019 kanë ndodhur shumë gjëra përfshirë sukseset dhe periudhat e errëta të yjeve, ne këtë herë po kthehemi mbrapa për të kujtur artistët që humbëm gjatë këtij viti.
Filluam me stilistin francez, Emanuel Ungaro që vdiq në Paris më 21 dhjetor.
Ai lindi në Provincën Aix-en-në jug të Francës në vitin 1933, ishte i biri i emigrantëve italianë të cilët kanë qenë të trajnuar nga dizajneri spanjoll, Cristobal Balenciaga. Ungaro kishte themeluar shtëpinë e tij të modës në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.
Claudine Auger
Aktorja franceze, Claudine Auger – e cila njihet më së miri për performancat e saj në “Domino”, “Thunderball,” dhe në filmin e katërt të James Bond ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Mama Cax
Mama Cax, modelja dhe aktivistja e cila punoi me industri të ndryshme të modës, ka vdekur më 16 dhjetor. Pas një jave qëndrimi në spital, ekipi i saj bëri njoftimin në Instagram. Ajo ishte 30-vjeçare.
Gershon Kingsley
Kompozitori Gershon Kingsley ka vdekur këtë muaj në moshën 97-vjeçare. Artisti- i cili më së miri njihet për këngën “Popcorn” të vitit 1969, ishte pjesë muzikës elektronike, grupit Perrey and Kingsley.
Chuy Bravo
Aktori Chuy Bravo, i cili më së miri njihet si komedian në “Chelsea Handler” ka vdekur në Meksikë më 14 dhjetor në moshën 63-vjeçare, sipas një deklarate të familjes së tij për Us Ëeekly. Chelsea po ashtu bëri një shkrim në rrjetet sociale për të nderuar veprën dhe për kontributin që aktori dha gjatë gjithë kësaj kohe.
Danny Aiello
Danny Aiello – këngëtari dhe ylli i filmave që fitoi një çmim Oscar për punën e tij në “Do The Right Thin” ka vdekur në moshën 86-vjeçare. TMZ raportoi se ylli i “Moonstruck” dhe “The Godfather: Part II” ka vdekur më 12 dhjetor në New Jersey.
Marie Fredriksson
Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez Roxette, ishte një nga zërat më të njohur në vitet 1980 dhe 90-të, ndërsa ka vdekur në moshën 61- vjeçe pas një sëmundjeje të gjatë. Familja e saj tha në një prononcim për Expressen, një gazetë në Suedinë e saj të lindjes: “Është trishtim i madh që ne duhet të njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur ka ndërruar jetë”.
Ajo performoi deri në vitin 2016, kur njoftoi pensionin për shkak të efekteve të sëmundjes së saj.
Juice WRLD
Reperi Juice WRLD- 21-vjeçari i njohur për hitet e tij përfshirë “Lucid Dreams” dhe “All Girls Are the Same”, ka vdekur më 8 dhjetor.
Tmz raportoi në të njëjtën ditë duke mos zbuluar shfaqet e vdekjes së tij. Reperi po ashtu është i njohur edhe për bashkëpunimin me Travis Scott në albumin e ri “AstroWorld”.
Rene Auberjonois
Aktori Rene Auberjonois ka vdekur në moshën 79-vjeçare më 8 dhjetor në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ka fituar një çmim Emmy për punën e tij në “Benson” dhe ai ndër tjerash njihet edhe për rolin e Mulcahy” në filmin “MASH”.
Ron Leibman
Aktori Ron Leibman- ndoshta më mirë është i njohur nga gjeneratat e reja për rolin e tij në “Friends”- ka vdekur më 6 dhjetor në New York në moshën 82-vjeçare. Ron – i cili ishte i martuar me yllin e “Arrested Development” dhe “Archer”, Jessica Walter”, ka fituar një çmim Emmy në vitin 1979. /Telegrafi/