Katër yje te NBA, Carmelo Anthony, Chris Paul, Dwyane Wade dhe LeBron James, u kanë bërë apel sportistëve që të ngrenë zërin kundër dhunës me karakter racist në SHBA.
Anthony, Paul, Wade dhe James, të veshur me kostume të errëta, kanë marrë fjalën njëri pas tjetrit duke lëshuar apelin e tyre në hapje të ESPY Aëards, ceremoni e organizuar nga grupi audiovizual ESPN që shpall sportistët më të mirë të vitit.
“Ne nuk mund të injorojmë realitetin për atë çka po ndodh në SHBA”, theksoi ndër të tjera Carmelo Anthony, ylli i York Knicks.
“Legjenda si, Jesse Owens, Jackie Robinson, Mohamed Ali, John Carlos, Tommie Smith, Kareem Abdul-Jabbar, Jim Broën, Billie Jean King, Arthur Ashe e shumë të tjerë, kanë dëshmuar se çfarë duhet të bëjë një sportist për këtë fenomen”, u shpreh Paul, lojtar i Angeles Clippers.
“Apelojmë gjithë sportistët profesionistë, që të ngrenë zërin e të influencojnë për të dënuar çdo lloj dhunë. Ne duhet të bëjmë më të mirën e duhur për këtë problem, theksoi nga ana e tij James, superylli i NBA.