Site icon Telegrafi

Yildirim: Turqisë nuk i intereson “linja e kuqe” evropiane

Turqisë nuk i intereson “linja e kuqe” evropiane kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit, deklaroi sot kryeministri turk, Binali Yildirim, pasi që kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz dje e dënoi arrestimin e redaktorit të gazetës opozitare “Cumhyriet”.

“Vëllezër, neve nuk na intereson linja juaj e kuqe. Është populli ai që tërheqë linja të kuqe, ndërsa linja juaj nuk ka vlerë”, tha Yildirim në fjalimin para Parlamentit, duke iu drejtuar anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, të Drejtësisë dhe Zhvillimit.

Ai shtoi se Turqia nuk ka problem me lirinë e shtypit.

“Kjo është ajo me çfarë nuk dakordohemi me miqtë tanë evropianë. Ata çdoherë e ngrisin çështjen për lirinë e shtypit në hapat tanë në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi kryeministri turk.

Policia dje e arrestoi kryeredaktorin dhe disa kolumnistë të gazetës “Cummhyriet” për shkak të kinse mbështetjes së gazetës për tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet ndaj presidentit Rexhep Tayiip Erdogan në muajin korrik. /kp/

Exit mobile version