Telegrafi

Yildirim: Turqia nuk do të hakmerret ndaj organizatorëve të grusht shtetit

Kryeministri turk, Binli Yildirim ka thënë se Turqia nuk do të motivohet nga dëshira për hakmarrje ndaj organizatoreve të grusht shtetit, dhe do ti rikthehet sundimit të ligjit.

“Turqia do i rikthehet sundimit të ligjit dhe nuk do të motivohet nga dëshira për hakmarrje në ndjekjen e të dyshuarve si organizator të grusht shtetit të dështuar”, ka thënë Yildirim.

Autoritetet kanë arrestuar më shumë se 7500 persona në lidhje me grusht shtetin e dështuar që raportohet se u organizua nga një pjesë e ushtrisë së vendit, shkruan Reuters.

300 persona humbën jetën gjatë përpjekjeve për të marrë pushtetin nga ana e ushtrisë turke