Kryeministri turk Binali Yildirim është zotuar për spastrim të institucioneve nga përkrahësit e klerikut islam, Fetullah Gulen.
‘Do ta bëjmë këtë spastrim nga rrënjët’ ka thënë Yildirim, qeveria e të cilit ka ndërmarr fushatë të gjerë ‘spastrimi’ që nga dështimi i tentim grusht shtetit, shkruan BBC.
Yildirim këmbënguli se vendi i tij është i qeverisur nga sundimi i ligjit, transmeton KosovaPress.
Mijëra ushtarë, policë dhe zyrtarë janë arrestuar ose shkarkuar pas përpjekjes për grusht shteti të së premtes në Turqi.