Kryeministri turk Binali Yildirim ka dhënë një deklaratë ndryshe nga ajo e presidentit të vendit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se sulmi në dasmën kurde, në Gazantiep të Turqisë, u krye nga një fëmijë.
Erdogan kishte deklaruar se sulmuesi i cili la të vdekur 54 persona në Gazantiep, ishte i moshës rreth 12-14 vjeçare, shkruan BBC.
Por kryeministri Ylidirm, ka thënë se nuk është i sigurt nëse sulmi u krye nga një fëmijë. Erdogan kishte akuzuar Shtetin Islamik për sulmin, transmeton KosovaPress.
Shumica e viktimave në sulmin ne mesnatën e së shtunës ishin fëmijë.