Telegrafi

‘Yes Theory’ prezanton bukuritë e Shqipërisë me një video mahnitëse: Udhëtimi në një vend që ishte i mbyllur për 40 vite

Grupi “Yes Theory” që është i njohur për videot rreth prezantimit të vendeve, kësaj radhe për shtatë ditë ka qëndruar në Shqipëri.

Me anë të një video të titulluar “Udhëtimi në një vend që ishte i mbyllur për 40 vite”, ata kanë arritur të prezantojnë disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë – duke filluar nga malet, plazhet dhe bunkerët, shkruan Telegrafi.

Brenda 24-orëve kjo video ka arritur të shikohet me më shumë se gjysmë milionë herë.

“Ajo që pamë pas disa ditësh ishte shumë më tepër nga sa kishim menduar fillimisht. Natyra, ngrohtësia e njerëzve dhe historia e pasur na ka lënë pa fjalë”, thuhet në përshkrimin e video.

Ata në video, flasin me banorët e vendit për t’i marr përshtypjet e tyre.

Po ashtu, “Yes Theory” japin disa detaje intriguese lidhur me Shqipërinë gjatë regjimit 40 vjeçar së komunizmit. Aty thuhet se në këtë vend ekzistojnë mbi 170 mijë bunkerë.

“Yes Theory” është një grup i tre të rinjve nga Montreali, të cilët me anë të vizitave të tyre të rastësishme prezantojnë vendet ma ekzotike të botës. /Telegrafi/