Barcelona ditë më parë zyrtarizoi kalimin e Yerry Minas nga Palmeiras.
Mbrojtësi erdhi te klubi spanjoll për 11.8 milionë euro, por menjëherë kë nënshkruar një klauzolë prej 100 milionë euro.
Sot (e shtunë), ai është prezantuar para tifozëve në Camp Nou, ku është pritur nga një numër i madh i tifozëve të skuadrës katalunase.
Në fund kolumbiani ka fituar edhe një makinë Audi Q7+ etron quattro, kjo pasi marka e veturave Audi është sponsor i klubit.
Çmimi i kësaj veture është rreth 90 mijë euro dhe tani lojtari mund të shfrytëzojë atë për të udhëtuar në qytetin e bukur të Barcelonës.
Vlen të theksohet se muaj më parë Audi kishte shpërblyer edhe lojtarët tjerë të Barçës me nga një veturë.
Lionel Messi kishte zgjedhur një Audi RS 6 Avant. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=oMO4INOBN7g