Telegrafi

Yerry Mina gëzoi më shumë përkrahje nga tifozët gjatë prezantimit në Camp Nou se Coutinho

Sot (e shtunë) prezantoi Yerry Minan, i cili ditë më parë u transferua nga Palmeiras.

Mbrojtësi erdhi për një shifër 11.8 milionë euro dhe iu vendos një klauzolë prej 100 milionë.

Lexo po ashtu Yerry Mina pas prezantimit te Barça shpërblehet me një Audi

Për prezantimin e kolumbianit në Camp Nou ishin të pranishëm 8.552 tifozë dhe normalisht që kjo e emocionoi yllin e ri të Barcelonës.

Tifozët e Barcelonës në Camp Nou gjatë prezantimit të Yerry Minas (Getty Images)

Ditë më parë Barça e transferoi edhe Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 160 milionë euro dhe i vendosi një klauzolë 400 milionëshe.

Por, ylli brazilian në prezantimin e tij në Camp Nou, edhe pse ka emër më shumë se Minan, nuk kishte më shumë tifozë.

Coutinho duke përshëndetur tifozët e pranishëm në Camp Nou gjatë prezantimit të tij (Getty Images)

Për prezantimin e Coutinhos ishin të pranishëm 7,436 tifozë.

Barcelona në ditët në javët e mbetura të afatit kalimtar të janarit nuk pritet të bëjë më ndonjë transferim të madh, pasi trajneri Ernesto Valverde mendon se skuadra e tij është e kompletuar. /Telegrafi/

Yerry Mina gjatë prezantimit në Camp Nou (Getty Images)