Telegrafi

Yerry Mina: Barcelona nuk më dha kohën që më nevojitej për të treguar vetën

Yerry Mina është kthyer në një prej lojtarëve kryesor në ekipin e Carlo Ancelotti te Everton, duke lënë pas aventurën te Barcelona, ku ai nuk pati shumë shanse për të treguar se çfarë mund të bëjë.

Për mbrojtësin kolumbian ka pasur dyshime në Angli, shpesh bazuar në mungesën e suksesit në Camp No, por ai po e fiton besimin me paraqitjet e tij.

“Nuk e kisha kohën e nevojshme që më duhej”.

“Ishte një moment i shkëlqyeshëm, duke bërë historinë si kolumbiani i parë që ka luajtur për Barcelonën. Futbolli, si jeta, të jep shumë ulje dhe ngritje”.

“Ajo ishte një ngritje e madhe kur nënshkrova për Barcelonën. Por për një arsye ose një tjetër, gjërat nuk shkuan mirë”, ka thënë Mina për TalkSPORT.

Mina në vitin 2018 filloi vetëm në katër ndeshje, por ai është i lumtur që kaloi te Evertoni.

“Ndonjëherë nuk ka një shpjegim të qartë pse gjërat nuk funksionojnë, ato thjesht nuk funksionojnë”.

“Por ju arrini në një pikë ku dëshironi të luani rregullisht dhe kërkoni një rrugëdalje, për fat të mirë Evertoni më siguroi një shans për ta bërë këtë dhe tani jam vërtet i përqendruar dhe pozitiv”, deklaroi ai. /Telegrafi/