Telegrafi

Yepes: Do të jap gjithçka për Milanin

34-vjeçari, i cili arriti si përforcim në mbrojtje nga Chievo, thotë se përvoja e tij mund të jetë shumë me ndikim te Milani.

“Milani kishte nevojë për përforcim në mbrojtje. Unë mund ta jap përvojën time në shërbim të ekipit. Vitet numërohen pak. Ata të cilët më kanë ndjekur e dinë se sa shumë mund të bëj në fushë”.

“Kam luajtur më shumë se 60 ndeshje në Serie A në dy vite dhe kam pasur pak lëndime. Chievo dëshironte të më mbante, disa klube kishin shprehur interesim për mua, por kur Milani më ftoi, nuk kisha dyshime: është maksimumi që mund të dëshiroj, arritja kulmore në karrierën time”, ka thënë mbrojtësi nga Kolumbia. /Telegrafi/