Telegrafi

Yellen përgatit tregjet për rritjen e interesave

Shefja e Rezervës Federale, Janet Yellen deklaroi se investitorët duhet të jenë të përgatitur për një rritje të mundshme të normës bazë të interesit, më herët se projeksionet e tyre.

Paqëndrueshmëria tek aksionet, bonot dhe monedhat anëmbanë botës është në nivelet më të ulta disavjeçare, pavarësisht se Yellen paralajmëroi javën e kaluar se Rezerva Federale do ti mbajë normat e interesit pranë zeros për një periudhë të konsiderueshme. Kjo mungesë e luhatshmërisë reflekton vetëkënaqësinë e investitorëve në lidhje me qëllimet e bankës qendrore dhe mund të jetë një gjë e mirë për politkëbërësit.

Por ekzistojnë edhe rreziqe. Përmirësimi i rritjes ekonomike në SHBA mund të shpejtojë afatin kohor për shtrëngimin e politikës monetare nga Rezerva Federale, që nëse do të ndodhë, do të shkaktojë paqendrueshmëri sidomos në tregjet në zhvillim.

Që prej dhjetorit të vitit 2008, Rezerva Federale po mban normën bazë të interesit pranë zeros. Programi i blerjes së bonove, që ka ulur ndjeshëm yield-et e bonove, ka qënë një tjetër mjet lehtësimi. Por tashmë, që papunësia ka rënë në 6.1% nga 10% që ishte në vitin 2009, Rezerva Federale po planifikon ti japë fund programit të blerjes së boneve pas takimit të Tetorit dhe ka si objektiv një papunësi nga 5.2 deri në 5.5%./Telegrafi/