Site icon Telegrafi

Yee: Ivanov duhet të veprojë në lidhje me pritshmëritë e SHBA-së

Diplomati amerikan Hoit Brian Yee është në vizitë në Ballkan dhe në një intervistë për Balkan Insight ai thotë se beson se kryetari Gjorge Ivanov do ta bëjë ‘veprimin e duhur’ dhe do t’i jep mundësi kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për të formuar qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Presidenti, të cilin e kam takuar dhe kishim një bisedë shumë të mirë, i kuptoi pritjet tona. Ne presim që qeveria, presidenti, të bëjnë atë që është e nevojshme për të përmbushur standardet demokratike’, ka thënë Yee ndër të tjera.

Ai tha se SHBA beson se duhet të jepet mandati këtij koalicioni i cili ka shumicën në parlament për të formuar qeverinë dhe të fillojë realizimin e këtyre reformave që janë të nevojshme për Maqedoninë, që të ecë përpara në rrugën demokratike.

Exit mobile version