Site icon Telegrafi

Yee: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është në interes të SHBA-së

Njëri nga interesat kryesor të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është që të ndihmohen vendet e rajonit për t’u integruar në pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtohet një e ardhme demokratike dhe stabile.

Kështu ka deklaruar zëvendës ndihmës sekretari për Evropën dhe Çështjet Evropiane në administratën amerikane në Uashington në një intervistë për televizionin e Sarajevës N1.

“Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë një ekonomi të respektuar, e cila u jep atyre një shans për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për të rinjtë”, deklaroi Yee.

Ai ka hedhur poshtë pohimet e mediave se do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni, duke thënë se është i kënaqur me punën që është duke kryer, transmeton KP.

Duke iu referuar paralajmërimeve për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Yee thekson se Qeveria amerikane mbështet fuqishëm aspiratat për anëtarësim në BE.

“Vendet që duan të bëhen anëtare të BE-së, NATO-s ose cilësdo organizatë tjetër ndërkombëtare, duhet t’i bindin liderët ose anëtaret e këtyre organizatave se janë me të vërtetë të përkushtuar për këtë”, është shprehur Yee.

Exit mobile version