Site icon Telegrafi

Yee: 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë, ngjarje më e errët në Ballkan

Zv.ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, në forumin për siguri rajonale në Dubrovnik, vlerësoi se ngjarja më e errët në Ballkan këtë vit ka qenë 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas tij, lajmi më i mirë për gjithë rajonin ka qenë formimi i Qeverisë po në këtë shtet.

Diplomati amerikan kishte takim dypalësh me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ku e potencoi mbështetjen e SHBA-së për integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Emri Hoyt Yee kohëve të fundit është përmendur si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Shkup, por kjo ende nuk dihet saktë meqë është vonuar emërimi i funksionarëve të rinj amerikanë edhe në vende tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version