Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, ka folur për David Silvan, pasi ky i fundit arriti 300 paraqitje në klubin anglez.
Ylli i Bregut të Fildishtë me këtë rast ka thënë se Silva është në një nivel me Andres Iniestan dhe Xavin.
“Silva është një lojtar që jep rendimete. Jam i lumtur që ka arritur 300 paraqitje me Cityn”.
“Sipas meje ai është si Iniesta e Xavi”, ka thënë Toure për ESPN.
Vlen të theksohet se Yaya në të kaluarën ka qenë pjesë e Barcelonës dhe njehë mirë dyshen spanjolle. /Telegrafi/