Site icon Telegrafi

Yaya Toure në Arsenal?

Edhe topçinjtë edhe Manchester United janë lidhur me një transferim të përfaqësuesit të kombëtares së Bregut të Fildishtë këtë sezon, por duket se Yaya preferon ish-ekipin e vëllait të tij, Kolo Toure.

“Yaya është i lumtur në Barcelona por Anglia ka disa ekipe të cilat e kërkojnë atë. Në mesin e tyre është edhe Arsene Wengeri i Arsenalit. Francezi e vlerëson lojtarin shumë dhe mendoj se ai mund të ketë një sukses të madh me Arsenalin”, ka thënë agjenti i Toure, Dimitri Selçuk. /Telegrafi/

Exit mobile version