Telegrafi

Yaya Toure, më i paguari në histori të PL

Tabloidi pohon se 27-vjeçari që iu bashkua javën e kaluar Cityt nga Barca për 24 milionë funte, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare që peshon hiç më pak se 55.6 milionë funte. Toure do të marrë një pagë bazike prej 185.000 funtesh në javë para implementimit të taksave, por pas ngritjes prej 50% dhe hyrjes në fuqi të ligjit të ri, ai pritet të përfitojë 221.000 funte në javë.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë do të përfitojë gjithashtu edhe 1.5 milionë funte nga të drejtat për imazhin, ndërsa bonusi për çdo kualifikim të Cityt në Ligën e Kampionëve është 412.000 funte. /Telegrafi/