Telegrafi

Yaya Toure i kalon testet mjekësore në Londër, skuadra e re mbetet mister

during the Premier League match between Manchester City and Brighton and Hove Albion at Etihad Stadium on May 9, 2018 in Manchester, England.

Yaya Toure i ka kaluar testet mjekësore  në Londër dhe është afër nënshkrimit të një kontrate të re ka thënë agjenti i tij  Dimitry Seluk.

Toure, tani 35 vjeç, është lojtar i lirë pas largimit nga Manchester City në fund të sezonit të kaluar, ku i kishte mbaruar edhe kontrata.

Ylli i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur me një lëvizje te West Ham, por ka qenë ish-trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, tani shefi i ‘Çekanëve’ që e ka hedhur poshtë mundësinë.

Yaya Toure te Manchester City (Getty Images)

Por tani duket se Toure është gati të fillojë aventurën e re dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i tij Dimitri Seluk.

“Toure ka kaluar testet mjekësore në Londër. Yaya është afër nënshkrimit të një kontrate të re”, ka shkuar ai.

Toure ka fituar tre tituj të Ligës Premier me Cityn, por u largua në rrethana disi të acaruara, kur akuzoi menaxherin Pep Guardiola se kishte probleme me afrikanët.

Toure e filloi karrierën profesioniste në Belgjikë me Beveren, dhe pastaj kaloi në kampionate si Ukrainë, Greqi dhe me Monacon në Ligue 1 përpara se të kalonte te Barcelona në vitin 2007.

Toure në ndeshjen e fundit (Getty)

Pas tre vjetësh në Camp Nou City ai erdhi te City.

Ai bëri gjithsej 316 paraqitje për qytetarët, duke shënuar 79 gola dhe duke fituar gjashtë trofe. /Telegrafi/