Telegrafi

Yaya Toure: I zhgënjyer me Wengerin

Arsenali kishte pasur shansin të nënshkruajë me mesfushorin e Bregut të Fildishtë, por nuk e kishte shfrytëzuar mundësinë.

Toure thotë se Wenger kurrë nuk ia kishte thënë arsyen se pse nuk deshi të nënshkruajë me të, para se ai të kalonte në Olimpiakos në vitin 2005.

“Isha i zhgënjyer dhe kurrë nuk e kuptova se pse Wenger nuk dëshiroi ta mbyllë marrëveshjen me mua. Por një ditë do të doja të luaj në Ligën Premier”, ka thënë Toure./Telegrafi/