Telegrafi

“Yaya mezi pret të luajë me Guardiolan”

Mbrojtësi i Liverpoolit, Kolo Toure, ka deklaruar se vëllai i tij Yaya Toure mezi pret të luajë për trajnerin e ri të Manchester Cityn, Pep Guardiola.

Ka pasur spekulime se mesfushori do të largohej nga Etihadi sapo që Guardiola ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin gjatë verës.

Toure ishte shitur nga Guardiola më 2010 në kohën sa ishin te Barça, por vëllai i tij besoj se mesfushori do të mbesë te City.

“Të gjithë duan të luajnë për Pepin”, ka thënë Kolo Toure për Manchester Evening News.

“Ai është top-menaxher. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin shumë mirë dhe nuk mendoj se do të jetë problem nëse punojnë akoma bashkë. Mendoj se Yaya dëshiron të luajë për të, por kjo varet nga ajo që ai do dhe çfarë mendon Pep. Është e vështirë. Ai është vëllai im i vogël, por ai vendos vetë për karrierën e tij”.

Yaya shënoi penaltinë fituese në triumfin e Kupës së Ligës ndaj Liverpoolit të dielën.