Yassine Bounou ka qenë një nga befasitë më të bukura të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’.
Portieri maroken ka shkëlqyer me pritjet e tij në Katar, teksa ka fituar shumë adhurues.
Por e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Sevilla, pasi Bounou ka zgjuar interesimin e dy top klubeve evropiane, Bayern Munich e Manchester United.
31-vjeçari është pjesë e Sevillas qëdy vite, teksa ka kontratë me klubin andaluzian deri në verën e vitit 2025.
Por e ardhmja e tij pritet të jetë larg Sevilla pasi një transferim te Bayern Munich ose Man Utd do të ishte i mirëseardhur për portierin maroken.
Sevilla është e gatshme ta shes yllin maroken nëse vije një ofertë prej 15 milionë euro. /Telegrafi/