Telegrafi

Yarmalenko i Ukrainës shënoi golin më të bukur deri më tani në Euro 2020 edhe tifozët e Holandës e pranuan

Andriy Yarmolenko ka shënuar golin më të bukur deri më tani në Euro 2020 në takimin ndaj Holandës.

Yarmolenko shënoi një ‘perlë’ nga distanca në ndeshjen që Ukraina e humbi 3-2 ndaj Tulipanëve në kuadër të Grupit C në Amsterdam.

Në minutën e 75-të, lojtari i West Hamit preu topin me këmbën e tij të majtë dhe lëshoi ​​një goditje të pandalshme për Maarten Stekelenburgut.

Natyrisht se ky gol mund të futet në listën e Kampionatit Evropian si njëri ndër golat më të mirë kur të përfundon gara, për të përcaktuar për njërin, e që mund të jetë edhe ky i ukrainasit.

Për më shumë, se ishte goli i mirë, u pajtuan edhe tifozët e Holandës, që në tribuna i zgjatën dorën atyre të Ukrainës. /Telegrafi/