Andriy Yarmolenko ka shënuar golin më të bukur deri më tani në Euro 2020 në takimin ndaj Holandës.
Yarmolenko shënoi një ‘perlë’ nga distanca në ndeshjen që Ukraina e humbi 3-2 ndaj Tulipanëve në kuadër të Grupit C në Amsterdam.
Në minutën e 75-të, lojtari i West Hamit preu topin me këmbën e tij të majtë dhe lëshoi një goditje të pandalshme për Maarten Stekelenburgut.
https://www.youtube.com/watch?v=2e6cNpQJdlo
Natyrisht se ky gol mund të futet në listën e Kampionatit Evropian si njëri ndër golat më të mirë kur të përfundon gara, për të përcaktuar për njërin, e që mund të jetë edhe ky i ukrainasit.
Për më shumë, se ishte goli i mirë, u pajtuan edhe tifozët e Holandës, që në tribuna i zgjatën dorën atyre të Ukrainës. /Telegrafi/
Netherlands and Ukraine fans could both appreciate a great goal 🤣🤝 https://t.co/O39sALJSme
— SPORTbible (@sportbible) June 13, 2021