Bayern Munich ka rënë dakord me Borussia Monchengladbach për Yann Sommer për 8 milionë euro, pasi portieri numër 1 i skuadrës, Manuel Neuer theu këmbën.
Bavarezët ka disa javë që po përpiqet të nënshkruajë me reprezentuesin zviceran, pasi ata po kërkonin të sillnin një zëvendësues pasi Neuer theu këmbën gjatë skijimit .
Tarifa do të jetë 8 milionë euro, me 1.5 milionë euro bonuse, sipas Fabrizio Romano.
Yann Sommer to FC Bayern, done deal and here we go! Full agreement now in place with ‘Gladbach, contract valid until June 2025 🚨🔴 #FCBayern
Bayern will pay €8m plus €1.5m add-ons, as @Blick_Sport reported. Yann Sommer will undergo medical tests in the next hours. pic.twitter.com/j73mHIKipN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 18, 2023
Bonuset do të arrihen nëse Bayern Munich fiton Ligën e Kampionëve.
Monchengladbach, ndërkohë, kishte hezituar të shiste portierin e tyre startues, duke refuzuar katër oferta – dhe duke e detyruar Bayernin të dyfishonte ofertën e tyre – për të siguruar nënshkrimin e tij, shkruan BILD. /Telegrafi/