Telegrafi

Yanga-Mbiwa: Ëndërroj të luaj për Unitedin

Për futbollistin premtues kanë shprehur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane, ndërsa prej tyre më i interesuar ishte Milani që edhe kishte bërë ofertë për të.

“Ëndrra ime është të luaj me fanellën e Manchester Unitedit në një ndeshje në Old Trafford. Klubi që më pëlqen më së shumti padyshim që është Manchester United”.

“Kur unë fle, ëndërroj duke shënuar një gol vendimtar me kokë prej një harkimi nga këndi. Kjo do të ishte e bukur”, ka thënë Yanga-Mbiwa për France Football. /Telegrafi/