Telegrafi

Yanga-Mbiwa arrin marrëveshje me Newcastle?

23-vjeçari pritet që gjatë javës së ardhshme të shkojë në Angli që të bisedojë me kryesinë e klubit për ta finalizuar marrëveshjen.

Sipas Sky Sports, klubet kanë arritur marrëveshje në vlerë prej tetë milionë eurosh për qendërmbrojtësin.

Francezi është njëri prej qendërmbrojtësve të rinj më të vlerësuar në Evropë dhe deri tani ai ka arritur të paraqitet tri herë për kombëtaren e tij. /Telegrafi/