Yan Couto është rikthyer te Manchester City pas huazimit të suksesshëm në La Liga te Girona.
Megjithatë e ardhmja e tij nuk do të jetë në Etihad Stadium, por në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.
Borussia Dortmund ka bërë një përshpejtim të dukshëm me synimin për të marrë shërbimet e Yan Couto. Nënshkrimi i anësorit të Manchester City mund të mbyllet edhe javën e ardhshme.
Siç raporton Bild në lidhje me këtë, është e mundur që mbrojtësi i djathtë të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme drejt Gjermanisë për të kompletuar transferimin te Dortmund.
Siç u theksua, braziliani ka një marrëveshje me BVB, edhe pse ende nuk ka një të tillë mes dy klubeve.
Oferta e fundit e Borussia Dortmundit deri më tani është 20 milionë euro plus bonuse, ndërsa Manchester City kërkon 30 milionë euro. /Telegrafi/