Hip hop ylli i Babastars, Cozman, pritet të ketë një agjendë të ngjeshur verore.
Pas projektit të suksesshëm “Yamborghini”, ai pritet të publikojë së shpejti një tjetër projekt individual dhe projektin “High 4” me Babastars.
Megjithatë, ai ka konfirmuar që përkundër këtyre angazhimeve fillon turneun e tij veror nga kjo fundjavë.
“YamboTour” titullohet turneu i tij veror, me koncerte të mëdha në qytetet kryesore në trojet shqiptare.
Cozman do të performojë i vetmuar kësaj radhe në shoqëri të Dj Dirty, pas disa viteve duke performuar me Tunën, e cila tash ka ndërruar rrugën e jetës dhe karrierës. /Telegrafi/