Barcelona barazoi 2-2 me Atalantën në ndeshjen e fundit të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.
Lamine Yamal dhe ekipi i tij përfunduan në vendin e dytë në tabelë dhe në raundin tjetër do të përballen me një nga Monaco, Brest, Paris Saint-Germain ose Benfica.
Sulmuesi spanjoll është pyetur për mundësinë e përballjes me PSG-në në turin tjetër.
Megjithatë anësori këmbëshpejtë ka thënë se Barcelona është favorit kundër çdo skuadre dhe do t’i mposhtin.
“Të përballemi me PSG-në në raundin e 16-të? Ne përfunduam në vendin e 2-të në renditje, jemi favoritë kundër çdo skuadre ku luajmë”.
“Kushdo skuadër të jetë, ne do t’i presim ata këtu dhe do t’i mundim”, deklaroi Yamal.
17-vjeçari është duke kaluar formë të shkëlqyer, ku në 28 ndeshje ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/