Lamine Ymala është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në në Euro 2024.
Spanja ia doli të mposhte Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e parë që fiton katër trofe evropianë.
Kjo arritje erdhi falë paraqitjes brilante të Yamal, që realizoi katër asistime.
Lojtari i Kampionatit Evropian e fitoi anëtari i Manchester Cityt, Rodri, që ishte dominues në mesfushë në të gjitha përballjet e Furisë së Kuqe.
Padyshim se Spanja e meritoi këtë triumf, duke shkëlqyer nga fillimi deri në fund.
Në anën tjetër, Anglia që luajti në dy finale radhazi, kishte paraqitje të dobëta, derisa arritën befasisht deri në finale. /Telegrafi/