Site icon Telegrafi

Yamal zbulon se çfarë duhet të bëjë Spanja për ta mposhtur Anglinë në finale

Lamine Yamal ka insistuar se Spanja duhet të vazhdojë të bëjë lojën e saj në finalen e Euro 2024 ndaj Anglisë, pas suksesit që arrin ndaj Gjermanisë dhe Francës.

Pasi ka mbushur 17 vite, Yamal iu përgjigj disa pyetjeve nga Marca për mënyrën se si Spanja duhet t’i qaset finales së të dielës, duke sugjeruar së gjëja më e rëndësishme është që të vazhdojnë paraqitjet e jashtëzakonshme që kanë pasur deri tani.

Spanja ishte ekipi i vetëm që u kualifikua nga faza e grupeve me maksimumin e pikëve (9) nga tri ndeshjet sa kanë luajtur. Ata eliminuan Gjermaninë në çerekfinale para se të mposhtin Francën në gjysmëfinale.

Anglia kishte një short më të favorshëm pasi u përballën me Sllovakinë, Zvicrën dhe Holandën, por u nevojit koha shtesë, penalltitë dhe një gol i minutës së fundit për t’i kaluar këto ndeshje.

Lexo po ashtu Babai i Lamine Yamal tregon cilësinë kryesore të yllit të Euro 2024 para ndeshjes finale

“Të luajmë ashtu siç bëmë ndaj Gjermanisë ose Francës. Të jemi vetvetja, të kemi topin dhe ta kontrollojmë ndeshjen gjatë tërë kohës. Unë mendoj se jemi më të mirët në këtë aspekt dhe askush nuk mund të na ndalojë nëse e bëjmë këtë”.

“Është e qartë se nuk ka asnjë skuadër si Spanja, të luash me topin, të bësh presion, ne po bëjmë shumë mirë. Në fund, të luajmë me intensitet është çelësi. Pa këto nuk mund ta fitosh një finale të Euro-s”, ka thënë Yamal.

“I kam thënë nënës time, nëse fitojmë, nuk dua asgjë si dhuratë. Vetëm dua të shkojmë në Madrid dhe të festojmë me bashkëlojtarët e mi. Kjo është e tëra. Mund të jetë diçka e çmendur me tifozët”.

“Të gjithë do të çmendeshin nga aeroporti. Ne do të arrijmë me një eufori të jashtëzakonshme. Të fitosh Kampionatin Evropian është diçka e jashtëzakonshme që nuk ka ndodhur që nga viti 2012”, përfundoi ai./Telegrafi/


 

Exit mobile version