Kur filloi sezoni 2023/24, Lamine Yamal dukej si një lojtar që mezi qëndronte në këmbë.
Shpejt përpara më pak se një vit, dhe transformimi është i jashtëzakonshëm.
Raportimet e fundit thonë se anësori i Barcelonës ka shtuar shtatë kilogramë masë muskulore të pastër, dhe ju mund ta kuptoni vetëm duke shikuar fotot e tij të fundit.
Duket se Yamal është duke punuar sipas të gjitha instruksioneve nga stafi fizik i klubit katalunas.
Natyrisht se lojtarëve u duhet të shtojnë masë muskulore, në mënyrë që në duelet fizike me kundërshtarët të dalin fitues në duele.
Andaj, nuk është befasi se ylli i Spanjës po shton shpejtë masë muskulore, në mënyrë që të jetë sa më i përgatitur për sezonin 2024/25. /Telegrafi/