Futbollisti i Barcelonës, Lamine Yamal, u pa duke bërë blerje me një yll spanjoll të TikTok, për të cilën fansat e tij supozuan se ishte e dashura e tij e re.
Yamal fitoi famë të jashtëzakonshme vitin e kaluar pasi shkëlqeu duke luajtur për Barcelonën dhe Spanjën, me të cilët fitoi Euro 2024, pas së cilës fitoi edhe çmimin ‘Golden boy’.
Gjatë rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm, jeta private gjithashtu mori vëmendjen e mediave spanjolle.
Ai thuhet se ishte në një lidhje me influencuesen e Barcelonës, Alexa Padilla këtë verë para se të ndaheshin, dhe tani ai është parë me yllin dhe modelen e TikTok, Anna Gegnoso.
Në një video të postuar në Instagram, Lamine (17 vjeçar) dhe influencuesja e lartpërmendur, që është dy vjet më e madhe se ai, janë parë duke bërë pazar vetëm pak ditë pas kthimit të tij nga lëndimi.
@annagegnoso♬ PELIGROSA – FloyyMenor
Thuhet se Gegnoso së bashku me shoqen e saj Fabiola Baglieri, e cila gjithashtu është influencuese, kanë udhëtuar nga Italia për të mbështetur Laminen në ndeshjen kundër Las Palmas.
Rreth 600,000 njerëz e ndjekin atë në Instagram, ndërsa në TikTok ky numër është edhe më i lartë – 835,000. /Telegrafi/
@annagegnoso @Gonzy ♬ original sound – Gonzy