Lamine Yamal do të humbas takimin e sotëm (e diel) ndaj Real Soceidadit për shkak të një lëndimi, ka konfirmuar Barcelona përmes një njoftimi zyrtar.
Yamal është lënë jashtë listës së lojtarëve që kanë udhëtuar për në ‘San Sebastian’ për duelin që do të zhvillohet këtë mbrëmje.
17-vjeçari ka mbetur i lënduar pas fitores së thellë me rezultat 5-2 ndaj Crvena Zvezdës në udhëtim në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Lojtari i ekipit të parë Lamine Yamal, mori një goditje në ndeshjen e së mërkurës ndaj Crvena Zvezdës”.
LATEST NEWS | First team player Lamine Yamal sustained a severe contusion in last Wednesday’s game against Red Star Belgrade. Over the past few days, he has undergone treatment, but the discomfort has yet to subside. His recovery will determine his availability. pic.twitter.com/d3z1i7g0Xi
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 10, 2024
“Gjatë ditëve të fundit ai ka ndjekur një tretman mjekësor, por problemi nuk është larguar. Lojtari nuk është në dispozicion për të luajtur dhe rikuperimi i tij do të diktojë rikthimin e tij”, thuhet në njoftimin e Barçës.
Kujtojmë se 17-vjeçari ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të blaugranasve këtë sezon së bashku me Robert Lewandowskin dhe Raphinhan./Telegrafi/