Telegrafi

“Yamal duhet të ndalohet të luajë” – ylli i Spanjës zë në befasi të gjithë me deklaratën për Laminen

Sulmuesi i Spanjës, Ferran Torres, me shaka ka pranuar se Lamine Yamal duhet të ndalohet të luajë futboll për shkak të moshës së tij.

Ish-asi i Manchester Cityt u pyet për ligjin në Gjermani që ndalon të rinjtë të punojnë pas orës 23:00.

Andaj, Ferran me shaka i ka thënë The Guardian: “Ai duhet të ndalohet. Çfarë po bën ky fëmijë në moshën 16-vjeçare!”.

Lexo po ashtu Djali i tij është sensacioni i Euro 2024, por babai i Yamalit e tepron me deklaratën për Messin

Sigurisht që do t’ua lehtësonte jetën mbrojtësve të Anglisë një ndalesë e tillë.

Por, që tani është një rast i veçantë dhe Yamal do të shpresojë të dhurojë më të mirën.

Finalja në Berlin mes Anglisë dhe Spanjës fillon në ora 21:00. /Telegrafi/