Telegrafi

Yahoo Weather debuton edhe në iPad

Yahoo e ka paralajmëruar këtë ndryshim sot gjatë ditës, duke thënë se aplikacioni vjen me të njëjtin dizajn sikurse në iPhone, veqse është i optimizuar për punë në ekran edhe më të madh se ai i iPhone, përkatësisht edhe për tabletët e Apple.

Aplikacioni i Yahoo-së, Weather sjell edhe fotografitë me rezolucion të madh prapa parashikimeve të motit, duke e bërë shërbimin më atraktiv dhe më të këndshëm sesa shërbimet e ngjashme të motit në AppStore.

Përveç pamjes së freskuar, aplikacioni sjell edhe parashikimet e motit, temperaturat aktuale, animacionet të cilat mund të gjenden në secilën pjesë të parashikimit të motit.

Aplikacioani i Yahoo’së për iPad është përditësuar dhe tani sjell mundësinë e shpërndarjes së parashikimit të motit dhe mundësinë e kopjimit të ekranit, për ta ndarë atë me miqtë në rrjetet sociale. / Telegrafi /