Telegrafi

Yahoo News Digest tani edhe në Android

Yahoo e ka krijuar aplikacionin e saj të ri, Yahoo News Digest me lajme të reja në ditë që vijnë vetëm në dy periudha të ndryshme gjatë ditës dhe të cilat janë të lehta për tu lexuar, ndërsa përfshijnë edhe grafika dhe diagrame në raste të caktuara.

Yahoo News Digest fillimisht ishte prezantuar në CES 2014 Consumer Electronics Show në Las Vega në janar të këtij viti, dhe që nga atëherë, aplikacioni ka arritur vetëm në pajisjet e sistemit operativ të Apple, iOS.

Yahoo e ka dizajnuar aplikacionin e saj të ri News Digest për të zgjedh lajme nga kategori të ndryshme sikurse biznesi, teknologjia apo lajmet botërore, dhe të njëjtat i përditëson në dy periudha ditore – në mëngjes ose në mbrëmje.

Varësisht prej preferencave dhe lokacionit, përdoruesit mund ta personalizojnë aplikacionin për tregje të ndryshme, për tu siguruar që lajmi që vjen në aplikacion është interesant për tu lexuar nga përdoruesi. / Telegrafi /