Telegrafi

Yahoo InMind synon të jetë më i mirë se Siri

Ndërsa tani, sipas MIT Technology Review thuhet se Yahoo ka edhe plane të reja ambicioze, pasi që së fundmi ka thënë se është duke investuar miliona dollarë për të krijuar një asistent digjital, i cili është edhe më i mençur se Siri i Apple.
Siri është aplikacion mjaft i vlerësuar, mirëpo gjithnjë ka hapësirë për më shumë përmirësime.

Përveç të dhënave të saj të cilat mund të plotësohen edhe më tej, shërbimi do të mund të ishte edhe më interaktiv.

Dhe këtu vjen në shprehje Yahoo, e cila ka dhënë disa miliona për Carnegie Mellon University, për ta krijuar një rival të denjë e ndoshta edhe shumë më të mirë se Siri, i cili megjithatë vlerësohet si i kufizuar në shërbime, pasi që shërbimi mund të ofrojë vetëm disa përgjigje të thjeshta në pyetjet e përdoruesve.

Projekti i ri i Yahoo-së quhet InMind, ndërsa hulumtuesit e Carnegie Mellon kanë marrë qasjen në shumicën e shërbimeve të Yahoo’së dhe të dhënave. Aktualisht, Yahoo i ka lejuar qasje universitetit në Yahoo Mail dhe Yahoo News.

“InMind do të jetë e ardhmja e agjentit personal, i cili do të na udhëzojë në jetët tona personale, përmes pajisjeve tona personale” ka thënë Subra Suresh, presidentja e Carnegie Mellon. / Telegrafi /