Telegrafi

Yahoo blen Rockmelt!

E ngazëllyer me shitjen e faqes tek Yahoo, Rockmelt e bëri publik lajmin në blogun e saj, në të cilin ka shkruar se "Yahoo dhe Rockmelt ndajnë një qëllim të përbashkët: t’i ndihmojnë njerëzit të zbulojnë përmbajtjen më të mirë në ueb"

Raportet e AllThingsD thonë se se Yahoo ka paguar prej 60 deri në 70 milionë dollarë për këtë blerje. Yahoo ka në plan të përdor teknologjinë e shfletuesit të njohur si "turbocharge", si dhe pronat e saj mediale.

E formuar në vitin 2009, Rockmelt ka më shumë se 4 milionë përdorues. Kompania e ka lëshuar aplikacionin e saj për desktop në vitin 2010, dhe më pas u zhvendos në telefonat mobil, kur fillimisht ishte në iPhone, dhe më pas edhe në Android.

Aplikacioni mobil i shërbimit thuhet se e ka tërhequr më shumë drejtoreshën e kompanisë Yahoo, Marissa Mayer, e cila ka thënë se strategjia e biznesit të saj duhet të ketë fokus më të madh në industrinë mobile. Para Rockmelt, Yahoo ka blerë edhe disa biznese tjera, duke përfshirë edhe faqen Tumblr. / Telegrafi /