Telegrafi

Yahoo arrin në 340 milionë përdorues mobil

Drejtoresha ekzekutive e Yahoo-së, Marissa Mayer gjithashtu ka folur për strategjinë e saj mobile.

Mayer ka thënë se Yahoo ka thënë se tani kompania ka 340 milionë vizitorë në baza mujore. Ajo nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me pjesëmarrjen e saj në industrinë mobile, mirëpo ka thënë se fuqia e saj mobile është rritur për 6 herë më shumë.

Dhe shtyrje shumë e mirë ka qenë lansimi i aplikacionit mobil të Yahoo Mail edhe për tablet, gjë që ka shtyrë në rritjen e përdorimit të shërbimit për 120 për qind.

Më anën tjetër, edhe aplikacioni i Yahoo-së me integrimin e Summly e ka rritur përdorimin e shërbimit për 55 për qind, ndërsa koha e shpenzuar në Yahoo është rritur për 60 për qind. / Telegrafi /