Site icon Telegrafi

Yagcilar u tregon të rinjve nga Turqia rrugën e Kosovës drejt BE-së

Një delegacion i diplomatëve të rinj nga Turqia, në kuadër të turneut të tyre nëpër vendet e Ballkanit, vizitoi Ministrinë e Administratës Publike, ku u prit nga ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim, diplomatëve të rinj turq ministri Yagcilar iu foli për rregullimin shtetëror të Republikës së Kosovës, për kushtetutën e vendit tonë, por edhe për marrëdhëniet e mira, që ekzistojnë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë, qoftë në sferën politike, ekonomike e kulturore.

Ministri Yagcilar, diplomatëve iu foli edhe për fushë veprimtarinë e MAP-it, por edhe për reformat që janë duke u bërë në fushën e administratës publike dhe gjenden socio-ekonomike të vendit.

Sipas një komunikate të MAP-it, diplomatët e rinj turq, pasi u shprehen mirënjohës për pritjen u interesuan për mënyrën e funksionimit të administratës, për përfaqësimin e komunitetit turk në institucione dhe për raportet ndërmjet përkatësive nacionale që jetojnë në Kosovë.

Një vëmendje nga diplomatët e rinj turq iu kushtua edhe rrugës së Kosovës që shpie drejt integrimeve në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version