Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar gjatë vizitës zyrtare në Ankara mori pjesë në kongresin e VI të “AK PARTI”, që është mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në këtë Konferencë, ministri Yagcilar, është takuar edhe me presidentin Erdogan, të cilin e uroi për detyrën e re, në krye të shtetit turk.
Në njoftimin për media thuhet se Yagcilar e ka falënderuar presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës, me theks të veçantë për rolin e jashtëzakonshëm, që presidenti Erdogan ka luajtur për forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë. /Telegrafi/