Site icon Telegrafi

Yagcilar: Reforma e Administratës Publike njëri nga kriteret e BE-së

Është mbajtur takimi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike. Ministri i Administratës Publike njëherësh edhe kryesues i Këshillit, Mahir Yagcilar, theksoi se reforma e administratës publike është edhe një prej kritereve të Bashkimit Evropian për proceset e integrimeve evropiane.

Yagcilar tha se aktualisht janë në proces të hartimit të Strategjisë për Planifikim dhe Koordinim të Politikave.

Ai theksoi se ndër ligjet me prioritet të këtij Këshilli janë Ligji për Shërbyesit Civil, Ligji për Pagat dhe Ligji për Administratë Publike.

Të gjitha këto ligje sipas tij, mundësojnë përfitimin financiar të Kosovës  nga Komisioni Evropian.

Ndërsa, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, foli për hapat e ardhshëm për zbatimin e Strategjisë për Reformë të menaxhimit të financave publike 2016-2020.

Exit mobile version