Ministri në detyrë i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka nënshkruar sot vendimin që objekti i Ministrisë së Kulturës që t’i kalojë presidencës.
Telegrafi ka siguruar dokumentin e nënshkruar nga ministri në detyrë i Administratës Publike Mahir Yagcilar, i cili e ka aprovuar kërkesën e presidencës për zhvendosjen e stafit në Ministrinë e Kulturës.
Me këtë rast palët e prekura duhet të marrim masat për të zbatuar këtë vendim që nënkupton zhvendosjen e stafit të MKRS-së.
Këshilli Organizativ i Protestës nga Ministria e Kulturës nuk e pranon këtë vendim dhe në shenjë pakënaqësie do të organizojnë protesta.
Protesta do të shkojë deri në radikalizim deri në atë masë sa që të mos ofrohen shërbime administrative./Telegrafi/