Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Yildirim Turkes, i cili ka shprehur gatishmërinë e shtetit turk për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës, në aspektin e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Ministri Yagcilar ka falënderuar Turkesin, për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk ofruar Kosovës, që nga njohja e pavarësisë, përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në fushën e arsimit, të teknologjisë, të shëndetësisë dhe të administratës publike etj.
Ministri Yagcilar, pasi njoftoi zëvendëskryeministrin turk Turkes me zhvillimet aktuale në Kosovë, u zotua se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen pritet të thellohen.
Sipas një komunikate të MAP-it, Turkes ka shprehur gatishmërinë e shtetit turk për vazhdimin e mbështetjes ndaj Kosovës, në aspektin e thellimit të bashkëpunimit bilateral.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fikrim Damka.